VIDEO/ Man City shënon dy gola të shpejtë ndaj Fulhamit

Manchester City është në avantazh prej dy golash kundër Fulhamit në ndeshjen e vlefshme për Premier League.

Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 5-të te takimit kur Sterling depërtoi bukur në zonë për të ndëshkuar portierin kundërshtar.

Kurse goli i dytë u shënua në minutën e 26-të me Kevin De Bruyne i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.