Vllaznia mposht Bylisin dhe merr kreun e Superiores

Skuadra e Vllaznisë është ngjitur në krye të renditjes së Kategorisë Superiore e vetme, pasi triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj Bylisit në “Loro Boriçi” , në javën e gjashtë të kampionatit.

Pavarësisht përpjekjeve nga skuadrat, pjesa e parë u mbyll pa gola. Me fillimin e të dytës skuadra shkodrane gjeti dhe golin e avantazhit.

Në minutën e 50’ ishte Eni Imami ai i cili shënoi për ekipin shkodran. Futbollisti 27 vjeçar tenton dy herë radhazi dhe në goditjen e dytë të këndit mposht portierin e ballshiotëve, Pano Qirko. 

Me këtë fitore Vllaznia u ngjit në vendin e parë të renditjes me 13 pikë, ndërsa Bylisi mban vendin e 9 (parafundit) me 4 pikë të grumbulluara.