Derbi/ Juventus - Torino, formacionet e mundshme

Në javën e 10-të të Serie-A do të luhet derbi midis Juventus-it dhe Torino-s.

Barazimi ndaj Benventos në kampionat ka lënë shije të hidhur te bardhezinjtë që në këtë takim do të kërkojnë fitoren. Ndërkohë, Torino është në zonën e ftohtë me vetëm 6 pikë të grumbulluara në 9 ndeshje.

Të dyja ekipet kanë nevojë për pikë më shumë se kurrë, Juve për të mos humbur më shumë terren me kreun dhe Torino për t’iu larguar fundit.

Skuadrat në këtë takim vijnë me disa mungesa të rëndësishme. Te Juve mungojnë lojtarë si Chiellini, Bonucci, Morata e Demiral.

Formacionet e mundshme:

JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Danilo; Kulusevski, Arthur, Rabiot, Bernardeschi; Dybala, Ronaldo.

Trajner: Andrea Pirlo

TORINO (3-5-2): Sirigu; Bremer, Lyanco, Rodriguez; Singo, Meite, Rincon, Linetty, Ansaldi; Zaza, Belotti.

Trajner: Marco Giampaolo