Rama hesht për vdekjen e Marko Bellos, shpërthejnë socialistët: Turpi i mbuloftë!

Edi Rama nuk “denjoi” që të ulej e të shkruante as dy rreshta për ikjen nga kjo jetë të një socilalisti të mirë dhe me integritet si Marko Bello, i cili kishte qenë ambasador, deputet e ministër i Partisë Socialiste, përpara se kryeministri të merrte teserën.

Por duket se kjo heshtje e kryerilindasit, ka qenë strategji për të injoruar grupin e atyre socialistëve me integritet që ai flaku nga partia.

Pas shpërthimit të Arben Malajt, i cili i quajti “hipokritë” mjaft socilistë që nuk e ngritën zërin kur Edi Rama “persekutoi” Bellon dhe të tjerë duke i përzënë nga partia e tyre, edhe ish-anëtarja e Kryesisë së PS, pedagogia e njohur Edlira Haxhiymeri deklaron se heshtja se mungesa e një ngushëllimi nga lidershipi  është një trup për Partinë Socialiste.

“Mos e kërko ngushëllimin e tyre! Ata nuk kanë as zemër, as mendje, as mirënjohje, as respekt! Për më tepër, ata të ndotin me fjalët e tyre. Turpi i mbuloftë!”, shkruan ajo në një postim në Facebook, Haxhiymeri.

Komenti i Haxhiymerit është bërë pas postimit të Eva Allushit, ish-anëtare e Kryesisë së PS dhe ish-drejtuese e gazetës “Zëri i Popullit”.

“Cilët jeni ju mor burra që nuk nxirrni dot nga shkulmi i shpirtit tuaj të vrerosur kushedi përse, një ngushëllim njerëzor?! Në cilat hone të thella ju ka humbur njerzillëku. Cili inat ju ka vënë përfund e ju ka çuar në humbëtira pa krye e pa fund?! Cili inat ju ka pushtuar mendje e shpirt?? Inati për të poseduar çfarë? Një grusht ajër? Apo një grusht dhe?!”’, shprehet e revoltuar Allushi në një reagim që i referohet heshtjes së Edi Ramës për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të PS, Marko Bello.