Zëvendësuesi i Irinej infektohet me Covid, dërgohet me urgjencë në spital

Pas vdekjes së Patriarkut Irinej nga Covid-19 është infektuar edhe zëvendësuesi i tij në krye të Kishës Ortodokse të Serbisë.

Mitropoliti Hrizostim Jevic u dërgua në spital teksa rezultoi se edhe ai si ‘paraardhësi’ në detyrë është infektuar tashmë nga koronavirusi.

Në fakt Jeviç nuk është pasuesi zyrtar i Irinej, pasi po qëndron në detyrë vetëm si administrator i Kishës Ortodokse Serbe. Ai është Mitropolit i Dabar-Bosnja që prej vitit 2017.

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej vdiq më shumë se 1 javë më parë nga COVID-19 në moshën 90-vjeçare.