Zidane flet para 'finales' në Sevilla: Nesër një mundësi për të treguar se kush është Real Madrid

Këto janë orë shumë të vendimtare për trajnerin Zinedine Zidane , i cili do të luajë të ardhmen në stolin e Real Madrid nesër në Sevilla. Në prag të kësaj sfide, Zidane ka dalë në një konferencë për shtyp, ku nxiti lojtarët e tij ta konsideronin këtë takim si një finale: " E dimë në çfarë situate jemi, por ne duam të jemi konkurrues.

Në Sevilla do kemi mundësinë e duhur për të treguar se kush jemi.  Unë kam shumë besim te ekipi im. Është situatë e komplikuar, por ne kemi përjetuar momente po kaq delikate edhe më parë”, u shpreh Zidane.