Spiropalizohet Gjiknuri: Vlora ka dy Burra, Ismail Qemalin dhe Edi Ramën!

Pas Elisa Spiropalit që krahason Edi Ramën me Heroin Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, tani vjen ish-ministri Damian Gjiknuri, një nga miqtë më besnikë të Edi Ramës, që e krahason kryeministrin me figura historike kombëtare.

Në një takim të zhvilluar në Vlorë, Gjiknuri thotë se Vlora ka fatin që ka pasur dy burra në krye të saj, Ismail Qemalin dhe Edi Ramën.

“Vlorës njëherë në 100 vjet i qëlloi kjo, kishte Ismail Qemalin në ato kohë të vështira, tani ka Edi Ramën. Kush e di kur do t’i vijë radha prapë. Atëherë nuk do ta shfrytëzojmë ne këtë fat që na ka rënë në derë”,- thotë Damian Gjiknuri.