SHBA: Kush bën vaksinën e koronavirusit merr 1500 dollarë dhuratë
A do të bënit një vaksinë anti-Covid, në këmbim të një stimulit?
Kjo është oferta që një politikan amerikan po propozon të joshë popullatën që të vaksinohen.
Ish-kongresmeni demokrat dhe kandidati për president John Delaney, ka sugjeruar t'u japë amerikanëve që janë të gatshëm të marrin vaksinën, një stimulim prej $ 1,500.
"Sa më shpejt të vaksinohemi, 75 për qind e këtij vendi, aq më shpejt i japim fund Covid dhe sa më shpejt, gjithçka i kthehet normalitetit", tha Delaney në një intervistë me CNBC.
Si fillim ai e sugjeroi idenë në Twitter muajin e kaluar.
Pay everyone $1500 to get vaccine
— John Delaney (@JohnDelaney) November 20, 2020
It is a stimulus check & big vaccine incentive rolled into one
Result: more people get vaccine, it saves lives, helps people financially, and the $400 B pays for itself ë/ economic boost from ending pandemic
RT if you agree #vaccinestimulus
Propozimi përballet me disa pengesa të mëdha, duke marrë parasysh që Kongresi ende nuk ka arritur një marrëveshje mbi një paketë të re stimuluese mes pandemisë.
Vaksina COVID-19 do të jetë në dispozicion së pari për grupet me rrezik të lartë. CDC ka përcaktuar se si do koordinohen operacionet e kujdesit shëndetësor, zbatimi i ligjit, reaguesit e parë, edukatorët, prodhuesit e ushqimit, industria bujqësore, sektori i energjisë, menaxhimi i ujit, transporti, punët publike, shërbimet e strehimit dhe lista vazhdon.
Më pak se një javë më parë, vaksina e Pfizer do të shkojë para FDA për miratim. Zyrtarët thonë se sapo të miratohet, vaksina do të shpërndahet në të gjithë vendin për disa orë./ Fox5ny/
The #vaccinestimulus may be the most impactful thing ëe can do to save lives in 2021
— John Delaney (@JohnDelaney) November 30, 2020
By paying people a $1500 stimulus check to take the vaccine ëe ëill likely accelerate getting 75% of population vaccinated by 3 months, ending COVID sooner and saving 50-100k lives
Please RT