Skandaloze/ 'Kulla e Kristaq Ramës çan në dysh fushën e ‘Air Albania’'

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar kushtet skandaloze në stadiumin “Air Albania”, e cila i ka kushtuar dhjetra miliona euro taksapaguesve shqiptarë.

Berisha publikon mesazhin denoncues të qytetarit ku thekson se çarja e madhe është për shkak të Kullës në stadium.

“Kulla Kristaq Rama çan në dysh fushën e 'Air Albania'.

Ja ku përfundojnë dhjetëra milionë euro! Krim!

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje dr. kjo eshte fusha e Air Albania qe kemi paguar miliona nga taksat tona. Ekspertet me thone se fusha pesoi nje çarje te madhe per shkak te kulles se kryeministrit, te cilen nuk e mban bazamenti”, shkruan Sali Berisha.