VIDEO/ Kalojnë 30 minuta në derbin kryeqytetas, ja çfarë po ndodh në ‘Air Albania’

Kanë kaluar 30 minuta në derbin kryeqytetas mes Tiranës dhe Partizanit e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë Superiore.

Gjatë këtyre minutave të dy skuadrat kanë studiuar me kujdes kundërshtarin duke u munduar të mos gabojnë në prapavijë. Bardheblutë e nisën më mirë takimin duke tentuar disa herë të vendosin në provë mbrojtjen kundërshtare.

Në minutën e 17′ u regjistrua goditja e parë në portë. Ishte Ardit Toli që provoi me një distanca, por pa problem për Alban Hoxhën.