VIDEO/ Aksident i frikshëm në autostradën Vlorë-Fier

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në rrugët e vendit. Në autostradën Vlorë-Fier janë përplasur 3 automjete.

Nga pamjet e siguruar nga SYRI TV shihet se të tria mjetet e përfshira janë shkatërruar thuajse totalisht.

Sipas burimeve fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, edhe pse dëmet materiale janë shumë të mëdha.