VIDEO/ Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë- Elbasan

Mbrëmjen e sotme, tre makina janë përfshirë në një aksident në Mullet, në aksin Tiranë- Elbasan.

Aksidenti është regjistruar vetëm pak momente më parë dhe ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë që po bëjnë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.