Vjedhja e 8 milionë lekë bizhuteri, gjykata lë në burg vëllezërit Spahija

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy vëllezërit Arlind dhe Arvid Spahija.

Të dy të rinjtë kanë grabitur në një argjendari, bizhuteri me vlerë 8 milionë lekë të vjetra. Dy vëllezërve në banesë u gjet edhe lëndë narkotike e llojit kokainë.

Sipas hetimeve, dy vëllezërit kanë ruajtur për tre ditë argjendarinë në rrugën Muhamet Gjollesha dhe njëri prej tyre ka shkuar si klient. Teksa e ka pyetur shitësen për llojet e ndryshme të varëseve, ia ka marrë nga dora dhe ka vrapuar.

Varëset e marra kishin vlerë rreth 8 milionë lekë të vjetra.