Patrik Viera shkarkohet nga stoli i klubit francez

Ish-mesfushori i njohur i Interit, Juventusit dhe Arsenalit, Patrik Viera, është shkarkuar nga detyra e trajnerit të skuadrës së Nicës.

Këtë lajm e ka publikuar vetë skuadra franceze në website-n e saj zyrtar, duke e falenderuar Vieran për punën e kryer në këto dy vite e gjysmë me skuadrën kuqezi.

Ky vendim u mor nga drejtuesit më të lartë të Nicës, nga ku skuadra ka një seri prej 5 humbjeve radhazi midis kampionatit dhe Europa Ligës.