Të infektuar dhe dilnin përjashta, policia gjobit 5 persona

Policia e Shtetit ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë gjobitur 571 qytetarë, pasi lëviznin pa maskë mbrojtëse, por mes tyre janë kapur edhe persona të infektuar të cilët duhej të qëndronin në karantinë..

Bëhet fjalë për  pesë persona të infektuar me COVID-19 të cilët nuk kanë zbatuar vetëkarantinimin e detyrueshëm dhe janë gjobitur me nga 700.000 lekë. Po ashtu, iu është venë gjobë edhe 18 personave që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.