Rusia raporton 27 mijë infeksione të reja me koronavirus

Rusia ka raportuar 27,403 infeksione të reja me koronavirus, duke përfshirë 6,868 në Moskë, sipas Reuters. Azhurnimi i fundit e çon totalin kombëtar në 2 milionë, 402 mijë e 949 raste që nga fillimi i pandemisë.

Autoritetet gjithashtu konfirmuan 569 vdekje në lidhje me Covid-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin zyrtar kombëtar të vdekjeve në 42 mijë e176 viktima.

Numri i pacientëve që u deklaruan të kuruar arriti në 28 mijë e 901 gjatë 24 orëve të fundit, me totalin e të rikuperuarve që nga fillimi që arriti në 1 milion e 888 mijë 752 raste.

Infeksioni shpërtheu për herë të parë në Kinë në fund të vitit të kaluar dhe u përhap në shumë vende brenda pak muajsh.

Kombet tani po krijojnë shpresa të mëdha në disa vaksina, prodhimi masiv i të cilave parashikohet në fillim të vitit të ardhshëm.