Futbollistja që nuk bëri homazhe për Maradonën, kërcënohet me jetë, por ja çfarë thotë ajo

Gjesti i saj bëri xhiron në rrjete sociale duke u komentuar pozitivisht por duke marrë dhe kritika, madje dhe kërcënime me vdekje.

Dhe është fjala për futbollisten spanjolle Paula Dapena e cila teksa shoqet e skuadrës së saj po mbanin një minutë heshtje për Maradonën, ajo ktheu kurrizin në shenjë proteste.  

Por pratogonista e kësaj ngjarje shprehet se dhe mbas kërcënimeve ajo sërish do ta përsëriste gjestin e saj.

"Disa nga sjelljet e Maradonës janë të pafalshme dhe unë besoj se ai nuk duhet të konsiderohet idhull nga fëmijët - shpjegon ajo -. Mesazhet e solidaritetit të marra do të më jepnin forcën ta bëja përsëri''.

Për të, Maradona ishte një "përdhunuese dhe keqtrajtuese". 

" Unë nuk bëra asgjë tjetër veçse u ula dhe ktheva shpinën, duke i lejuar të tjerët të bënin homazhe nëse kjo ishte ajo që ata dëshironin," i tha ajo La Repubblica.  

Paula Dapena ka marrë fyerje të shumta për këtë, madje edhe nga gratë, gjë që i ka dhënë asaj një "trishtim" të thellë. 

Gjesti i saj i shpërndarë nga mediat sociale, nuk ishte një qëllim në vetvete:

"Nëse shërben për t'i dhënë shikim problemit dhe për t'i shtyrë gratë e tjera të veprojnë dhe të mos kenë frikë, është në rregull" është shprehur futbollistja.