Basha: Marko Bello do të kujtohet si politikan i principtë dhe i moderuar

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, shprehu dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të diplomatit dhe ish-deputetit Marko Bello. “Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit Marko Bello," - tha Basha në një mesazh.

"I shpreh ngushëllimet e mia familjes Bello për humbjen e babait dhe bashkëshortit të përkushtuar, dhe të gjithë miqve dhe kolegëve që humbën të afërmin dhe mikun e tyre të dashur.

Marko Bello do të kujtohet si një qytetar dhe politikan i principtë dhe i moderuar, i prirur drejt bashkëpunimit për hir të interesave të vendit. U prehtë në paqe!” ka përfunduar Kryetari i PD-së.