Plagosi me armë në sy të fëmijëve 43 vjeçarin, gjykata jep vendimin për Gjergj Gjinin

Gjykata e Lezhës ka vendosur burg pa afat për Gjergj Gjinin 69 vjeç që plagosi 3 ditë me parë komshiun e tij Hil Gjini në sy të fëmijeve dhe gruas.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura 69-vjeçari mësohet të ketë thënë se ka patur konflikte të vazhdueshme me Hilë Gjinin, por i kishte zënë pritë për ta trembur, pa patur qëllim që të qëllonte me armë ndaj tij.