Pfizer jep lajmin e keq: Vetëm gjysma e vaksinave në dispozicion

BILD

Një mesazh shokues me pasoja në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

Kompania amerikane Pfizer ka përgjysmuar numrin e vaksinave që do të shpërndahen.

Fillimisht ishte parashikuar që të shpërndahen 100 milionë doza, tani janë në dispozicion 50 milionë doza deri në fund të këtij viti.

Çfarë do të thotë kjo për njerëzit që po presin me urgjencë vaksinimin? Mbetet plotësisht e paqartë:

-Shkaku sipas gazetës amerikane ‘Wall Street Journal’ lidhet me problemet e kompanisë me rrjetin e shpërndarjes. “Shtimi i prodhimit të materialeve të para të nevojshme po zgjat më shumë se ç’duhet,” tha një zëdhënës i kompanisë.

Një person anonim, që merret direkt me prodhimin e vaksinës, tha: “Cilsia e materialeve fillestare nuk ishte e mjaftueshme’.

Por cilat materiale po shkaktojnë probleme?

Pfizer tha se problemi është rregulluar, por afatet kohore nuk do të përmbushen dot. Kompania nuk jep të dhëna se çfarë substancash janë të përfshira.

Lajmi për përgjysmimin e dozave ka bërë që aksionet e kompanisë Pfizer në bursë të ulen me 2.4 përqind.

Kompania megjithatë premton se brenda vitit 2021 do të shpërndajë 1 miliard doza.

Në Britaninë e Madhe është miratuar përdorimi i saj. Kurse BE ka porositur 200 milionë doza me një opsion për 100 milionë të tjera.