Modestia e princit dhe dukeshës, bëri që princ Harry të ngatërrohej për shitës

Meghan Markle dhe princ Harry duket se janë shpirti i festave.

Në këtë prag Krishtlindjesh, çifti u panë së fundmi, teksa po blinin pemën për shtëpinë e tyre.

Me shumë modesti dhe pa u pikasur nga njerëzit, Meghan dhe princ Harry shëtitën vitrinat për të gjetur pemën e tyre të preferuar, shkruajnë mediat e huaja.

Ata treguan gjithashtu se një djalë i vogël e ngatërroi princin për shitës.

"Meghan dhe Harry erdhën në punën time sot dhe ne i shitëm një pemë Krishtlindjesh. Një djalë i vogël vrapoi për tek Harry dhe e pyeti nëse ai punon këtu, pa e ditur se kush ishte”- tregoi një punëtor i dyqanit ku shkoi princi dhe dukesha.