Kemal rikthehet sërish dhe vajzat vihen në rrezik, sot në 'Lule të vetmuara'

Serkan dhe Gynej mësojnë gjithashtu se Ejlyl është gjallë.

Të gjithë janë të çoroditur me rikthimin e saj.

Feride dhe Toprak vendosin të bëhen familja mbrojtëse për Metinin dhe Byshrën.

Kemal endet rrugëve i plagosur rëndë.

Feride i kërkon llogari Toprakut pse ia mbajti fshehtë faktin që Ejlyl është gjallë.

Ajo madje e përzë Toprakun nga shtëpia por një e papritur ndodh.

Babai i Ferides i shkon surprizë në shtëpi dhe gjen Toprakun.

Feride dhe Toprak justifikohen para babait duke mos i treguar që ata janë martuar.

Selin bën plan të hakmerret ndaj Zehrës dhe i merr asaj shtëpinë.

Gruaja që rrëmbeu Kemali dëshmon në polici.

Kemal përballet me Ejlylin dhe miqtë e saj dhe i kërcënon me armë./revistawho.com