FOTO/ Martohet Florent Muslija, së shpejti bëhet baba

Futbollisi i Kosovës, Florent Muslija, ka kurorëzuar dashurinë me martesë.

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës dhe njëherësh i klubit gjerman Hannover, Florent Muslija, ka marrë një hap të ri në jetën e tij.

Florenti përmes një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se ka kurorëzuar dashurinë me martesë, me partneren e tij. Ai gjithmonë ka tentuar që të jetë më i rezervuar sa i përket jetës private, por kësaj radhe vendosi të njoftojë ndjekësit për martesë.

“Dashuria e jetës time. Sapo jemi martuar”, ka shkruar ai sipër një fotografie, në të cilën shfaqet me bashkëshorten në prehër.