Suarez mposht Covid-19, grumbullohet në stërvitje me skuadrën

Futbollisti i Atletico Madrid, Luis Suarez ka lënë pas koronavirusin.

Uruguaiani tashmë ka rezultuar negativ dhe është bashkuar në stërvitje me shokët e skuadrës.

Prej 13 nëntorit, Suarez u konfirmua me Covid-19 dhe u detyrua të izolohet për të humbur edhe përballjen kundër Bayern Munchen.

“Luis Suarez do të kthehet stërvitjeve në grup nesër me ekipin e parë tek Wanda de Majadahonda Sports City, pasi që ka rezultuar negative në testin e zyrtarëve të La Ligas”, thuhet në komunikatën e Atletico Madrid.