Marsela Çibukaj anulon dasmën, por është gati të bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur, Marsela Çibukaj ka disa vite që e ka bërë publike historinë e saj të dashurisë me partnerin Vitmar Bashaj. Çifti ka pasur plane edhe për martesë këtë vit, mirëpo pandemia e Covid-19, u ka prishur të gjitha planet dhe i ka detyruar të anullojnë ceremoninë.

Megjithatë, marrëdhënia e tyre është tashmë tejet e konsoliduar dhe po mendojnë edhe për të krijuar një familja së bashku.

Këtë e ka bërë publike vetë Marsela, në një intervistë ku është shprehur se për vitin e ardhshëm dëshiron të bëhet nënë për herë të parë dhe të ketë në krahë një bebe.

Gjatë intervistës, ka folur edhe partneri i saj, i cili ka  treguar  për mënyrën se si është njohur me këngëtaren e famshme, me të cilën ka tashmë një lidhje prej 8 vitesh.

“Jemi njohur para 8 vitesh, Marsela drejtonte një emision, ishte thjesht diçka aty, pastaj unë e kam parë te “The Voice”. Në mars të 2018 unë bëra hapin që fillova duke e kërkuar. U takuam në një lokal, më pëlqeu si ishte veshur. Dolëm për kafe dhe më pas filluam të shkruheshim”, - u shpreh Vitmari.