Dhurata Çupi: Rama gënjeu, sot në vend të spitalit të Laçit ka vetëm gërmadha

Ish-deputetja demokrate, Dhurata Çupi ka denoncuar edhe njëherë mashtrimet e qeverisë Rama, e cila premtoi se spitali I Laçit do të ndërtohej për disa muaj, ndërkohë që sot në vend të spitalit ka vetëm gërmadha.

Ish-deputetja ko postuar edhe një video se si është sot gjendja e spitalit.

‘Gënjeshtrat e Edi Ramës dhe Taulant Ballës për rindërtimin pas tërmetit nuk pijnë më ujë.

Sado të përpiqen, ata nuk e ndryshojnë dot faktin se Laçi është pa spital dhe mbi 50 mijë qytetarë nuk marrin shërbim të mirëfilltë spitalor.

As Edi Rama , as Taulant Balla nuk i zhbëjnë dot mashtrimet e një viti më parë se spitali do të ndërtohej për pak muaj.

Sot e kësaj dite, ndërtimi i spitalit ende nuk është tenderuar. Mjaft më me mashtrime dhe përdorim politik të fatkeqësive! Është koha për ndryshim!’