Ermal Fejzullahu në zi, humb njeriun e dashur

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Ermal Fejzullahu i ka dhënë lamtumirën e fundit gjyshes së tij, e cila është ndarë nga jeta ditën e sotme (3 dhjetor).

Vetë Ermali e ka ndarë këtë lajm të hidhur me fansat e tij në Instagram, ku ka publikuar një foto me mbishkrimin ‘Lamtumirë gjyshe”.

Të njëjtën foto e  ka publikuar në profilin e saj edhe e ëma e Ermalit, Nera Fejzullahu, e cila ka ndarë dhimbjen e saj për humbjen e nënës.