Ai paralajmëroi gjithashtu për mbingarkesën e personelit dhe spitaleve në gjithë vendin, të cilëve po u shterojnë shtretërit.

Ndonëse shumë amerikanë ndjehen të “lodhur” nga udhëzimet për distancë fizike dhe mbajtje maskash, zoti Redfield u bëri thirrje qytetarëve që t'u përmbahen këtyre praktikave në muajt e ardhshëm.

Rates of #COVID19 remain high across all regions of the United States, with 68% of jurisdictions experiencing increasing case rates. Help slow the spread:

???? Wear a mask over your nose AND mouth.
????? Wash your hands.
↔? Stay 6 feet from others.

More: https://t.co/gp6X4zTnBT pic.twitter.com/7krOyPdPiQ

— CDC (@CDCgov) December 2, 2020

Miliona amerikanë udhëtuan për festën e Falënderimeve javën e kaluar, pavarësisht këshillave të ekspertëve shëndetësorë kundër fluturimeve dhe tubimeve në grupe më të mëdha në një vend.

Të mërkurën CDC tha se amerikanët duhet të shkurtojnë periudhën e karantinimit në dhjetë ditë ndryshe nga e kaluara kur ajo ishte 14 ditëshe.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 273 mijë vdekje dhe më shumë se 13.9 milionë raste të konfirmuara të të prekurve nga koronavirusi./ VOA/

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/December/03/auto_0c4522fe-9f12-4b00-8ffb-87414700c002_w1023_r1_s1607010530.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

‘Periudha më e vështirë’ e shëndetit public/ CDC paralajmëron SHBA-në

Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) paralajmëruan për një dimër të zymtë, ndërsa vendi vazhdon të përballet me një valë rastesh të reja me COVID-19.

"E vërteta është se dhjetori, janari dhe shkurti, do të jenë kohërat më të vështira”, tha Robert Redfield, drejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

“Në të vërtetë besoj se do të jetë koha më e vështirë në historinë e shëndetit publik të këtij kombi", tha ai.

Zoti Redfield tha se vala aktuale e rasteve me COVID-19, është më e keqe se ato të mëparshmet, duke pasur parasysh shtrirjen gjeografike dhe lakoren në rritje të infektimeve dhe vdekjeve, pasi që Shtetet e Bashkuara po regjistrojnë afërsisht 2 mijë vdekje nga virusi çdo ditë.