FOTO/ Pëson ndryshime renditja e UEFA-s për klube, ja surpriza

Juventusi parakalon Real Madridin në renditjen e UEFA-s, falë fitores 3-0 ndaj Dinamo Kievit në sfidën e 5-të të grupeve të Champions-it.

Bardhezinjtë janë në vendin e tretë në renditjen e klubeve të UEFA-s, duke parakaluar klubin madrilen të cilët u mundën 2-0 në transfertën e Ukrainës ndaj Shaktarit.

Dy pozicionet e para mbeten të pandryshuara, me Bayern Munchen në krye dhe Barcelona pas tij.

Gjithashtu në TOP 10 është avancimi më tej i PSG-së, aktualisht në vendin e shtatë, ku lë pas Manchester United të 8-ët në renditje, me “Djajtë e Kuq” që u mundën nga pikërisht francezët në “Old Trafford”.