Shpërthim i fuqishëm në një magazinë pranë Bristolit, konfirmohen viktima

Një shpërthim i fuqishëm në një magazinë në Avonmouth, pranë Bristolit, në Angli, ka shkaktuar disa të vdekur e të plagosur.

Ekipet zjarrfikës u thirrën në vendngjarje në 11:22 me orën lokale dhe konfirmuan vdekjen e disa personave.

Një deklaratë nga Avon Fire and Rescue thotë: "Ekipe nga Avonmouth, Southmead, Yate, Patchway, Kingswood dhe Temple janë në vendngjarje. Konfirmojmë se ka shumë viktima”.