‘Xhihadi i Dashurisë’/ Detyroi gruan e besimit Hindu të kthehej në Islam, rrezikon 10 vjet burg burri

Policia në Uttar Pradesh, Indi, ka arrestuar një mysliman për përpjekjen për të konvertuar një grua me besimin Hindu në Islam.

Burri është personi i parë që arrestohet sipas një ligji të ri kundër konvertimit në "xhihad dashurie" - një term i përdorur nga grupet radikale hindu për myslimanët që i konvertojnë hindutë në islam përmes martesës.

Të paktën katër shtete të tjera indiane janë duke punuar mbi ligjet kundër "xhihadit të dashurisë".

Babai i gruas i tha BBC se ai kishte ngritur një proces gjyqësor sepse burri “i bëri presion” vajzës së tij që të konvertohej dhe e kërcënoi atë. Gruaja dyshohet se ishte në një lidhje me një musliman, por më pas u martua me dikë tjetër.

Policia tha se familja e gruas paraqiti një raport për rrëmbim një vit më parë, por që çështja u refuzua kur gruaja u gjet dhe u mohua që ajo ishte rrëmbyer.

Burri i cili u arrestua të Mërkurën mohon të gjitha akuzat dhe thotë se nuk ka kontakte me gruan.

Sipas ligjit të ri, nëse dënohet, ai mund të marrë 10 vjet burg.