VIDEO/ Veprimi që po bën xhiron e rrjetit, Neymar vë duart tek organi gjenital i kundërshtarit

Ylli brazilian Neymar ishte protagonist në një veprim që po bën xhiron e internetit.

Futbollisti i PSG-së, gjatë një shtyrje në fushën e lojës, kapi në pjesën gjenitale futbollistin e Manchester United, Scott McTominay.

Edhe pse nga pamjet duket që gjithçka ka qenë e paqëllimshme nga ana e Neymar, në rrjetet sociale kanë shpërthyer fotot dhe videot pikante, ku braziliani shfaqet duke kapur organin gjenital të futbollistit kundërshtar.