Drejtori i Pfizer: Deri në fund të vitit 2021, më shumë vaksina sesa duhen

CEO i Pfizer, Albert Burla tha se ai ishte i bindur që deri në fund të vitit 2021, do të kishte më shumë doza të vaksinave të koronavirusit sesa duheshin për të luftuar pandeminë. Ai gjithashtu u bëri apel qeverive në të gjithë botën që të mos hapin ekonominë shumë shpejt për shkak të optimizmit për vaksinat e Covid-19.

"Unë jam i bindur që deri në fund të vitit 2021, ne do të kemi më shumë doza vaksinash sesa na duhen. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të rritur kapacitetin e prodhimit, por problemi është që ne duhet t'i rrisim ato në muajt e ardhshëm", tha Burla në një konferencë në internet, raporton Reuters.

Burla gjithashtu u bëri apel qeverive në të gjithë botën që të mos hapin ekonominë shumë shpejt për shkak të optimizmit për vaksinat e mundshme covid-19.

Duke pasur parasysh presionin për të hapur ekonominë, qeveritë nuk duhet ta bëjnë këtë gabim dhe të zbusin masat menjëherë, tha Burla .

"Koha kur do të jemi në gjendje të kthehemi në normale nuk është shumë larg, por padyshim që nuk është tani," tha ai.

Burla vuri në dukje se fazat e hershme të programeve kombëtare të vaksinimit ka të ngjarë të kenë një ndikim të rëndësishëm sepse ato do të synohen në kategoritë e rrezikut si të moshuarit dhe punonjësit shëndetësorë.

Pfizer njoftoi muajin e kaluar se vaksina e tij është rreth 95 përqind e efektshme . Sot, Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë në botë që miratoi përdorimin e një vaksine kundër virusit koronavirus nga Pfizer dhe Biontek