Thesin me drogë në makinë, ishte nisur për në…por policia i zë rrugën

Një 44-vjeçar është vënë në prangat e Policisë pasi i janë kapur 38 kilogramë lëndë narkotike, e dyshuar si marjuanë. Në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Fushë Krujës”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin P. L. Gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit u gjetën rreth 38 kg lëndë narkotike marijuanë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Goditet një tjetër tentativë për trafikimin e lëndëve narkotike.  Finalizohet operacioni i koduar “Nënkalimi”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Sekuestrohen rreth 38 kg lëndë narkotike marijuanë. Arrestohet në flagrancë një 44-vjeçar, poseduesi i lëndës narkotike.

Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se me një automjet po transportohej lëndë narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Nënkalimi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: P. L., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Fushë Krujës”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin P. L. Gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit u gjetën rreth 38 kg lëndë narkotike marijuanë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti “Volkswagen” dhe 2 aparate celular.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.