Politikani Adolf Hitler fiton zgjedhjet bindshëm

Ai ka emrin më të keq të mundshëm. Megjithatë Adolf Hitler Uunona ka fituar zgjedhjet në një distrikt të Namibisë.

Sipas gazetës BILD, afrikani Adolf Hitler u betua të mërkurën pasi fitoi me 84.88 përqind të votave.

Gazeta BILD e ka intervistuar 54-vjeçarin, duke e pyetur se si jeton me atë emër.

“Pse kam këtë emër nuk do të thotë se dua të nënshtroj distriktin tim,” tha ai duke qeshur. “Po ashtu nuk kam synim që të dominoj botën”.

Më pas bëhet serioz: “Babai ma ka vendosur këtë emër. Ndoshta nuk e kuptonte se çfarë përfaqësonte vërtet Adolf Hitleri”.

“Ka qenë një emër krejt normal për mua si fëmijë. Vetëm kur u rrita mësova se ky njeri donte të nënshtronte botën. Unë nuk kam lidhje me këto gjëra”.

Por a do e ndryshonte emrin? “Është shumë vonë tani. Është në çdo dokument zyrtar”.