Nuk ka qetësi në Turqi, goditet sërish nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet me fuqi të dridhjes prej 5 shkallësh të Rihterit është regjistruar në provincën juglindore turke, Siirt, të enjten në mëngjes. Lajmin e bëri të ditur Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive.

Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej 14 kilometrash në distriktin Kurtalan në orën 8 e 45 minuta sipas kohës lokale, njoftoi kjo agjenci.

Autoritetet gjithashtu bënë të ditur se deri më tani nuk është raportuar për viktima apo persona të lënduar nga ky tërmet, shkruan Anadolu.