Barcelona pa Messin fiton me lehtësi ndaj Ferencvaros, Uzuni nuk lë ‘gjurmë’

Barcelona nuk e ndjen mungesën e Messit dhe fiton lehtësisht në transfertë kundër Ferencvaros.

Katalanasit mposhtën skuadrën hungareze me rezultatin 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e parafundit në fazën e grupeve të Champions Leagues.

Barcelona arriti të dominojnë dhe të fitojnë me rezultat të thellë. Pas 28 minutash lojë, katalanasit kaluan në avantazh prej tre golash. Antoine Griezmann në minutën e 14’, shënoi për 0-1. Rezultati u dyfishua nga Martin Braithwaite, ndërsa Ousmane Dembele shënoi për 0-3.

Me këtë fitore, Barcelona numëron 15 pikë, dhe renditet në vendin e parë në grupin G.

Rezultatet e ditës së mërkurë në Champions League:

Renditja në Grupin G: