Makina del nga rruga, humbet jetën pasagjeri, plagosen rëndë drejtuesi dhe dy të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje në aksin rrugor Kastriot-Arras në Dibër. Një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjeri si edhe janë plagosur rëndë drejtuesi I mjetit dhe dy pasagjerë të tjera.

Dibër/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor rural Kastriot-Arras, shtetasi L. Gj, 26 vjeç, banues në fshatin Arras, duke drejtuar automjetin tip 'Opel', ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku  si pasojë ka humbur jetën në spital pasagjeri M. B., rreth 34 vjeç, si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë të tjerë të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.