‘Premtimet e Veliaj me gjimnazistët’/ Këlliçi: Ku ishe më parë more Eri?! Ke 5 vjet në zyrë, pse s'i bëre?

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj premtimeve të Veliaj gjatë një takimi me të gjimnazistët në Tiranë, duke i quajtur ato ‘mono-llogje Facebook-u’.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi i përmend Veliajt premtimet për, shkollat, bibliotekat, konviktet, kartën e studentit që ka premtuar si kryetar i Tiranës, por deri më sot asnjë prej tyre nuk është mbajtur, biles janë shtuar kullat dhe janë prishur trashëgimi kulturore me firmë të tij.

Gjithashtu Këlliçi pyet me ironi Veliajn, ‘Po ku ishe më parë more Eri?! Po ke 5 vjet në zyrë! Pse s'i bëre?’ 

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Veliaj, 5 vjet mono-llogje Facebook-u.

Sot Veliaj takoi gjimnazistët e Tiranës, në ato që ai i quan "bashkëbisedim" por që në të vërtetë janë "mono-llogje" të dëgjuara këtu e 5 vjet.

Premtoi 17 shkolla në një vit, që sipas tij, nuk janë ndërtuar në 100 vjet kryeqytet. Doemos! Erdhën zgjedhjet.

Premtoi 8 biblioteka të reja!

Premtoi 8 konvikte të reja! 

Premtoi "Kartën e Studentit" me plot 602 shërbime!

Premtoi 1000 praktika të paguara për studentët në Bashkinë Tiranë!

Po ku ishe më parë more Eri?! Po ke 5 vjet në zyrë! Pse s'i bëre?

Premtove që nuk do ndërtoje brenda vijës së verdhë të qytetit, por ja që kullat po i ngre mu në zemër të Tiranës.

Premtove kënde lojërash por "7 xhuxhat" i ktheve në kulla. 

Premtove parqe e gjelbërim po pemë në qytet s'ke mbjellë asnjë të vetme.

Premtove 20 lekë kafeja për pensionistët, por sot qameti të gjesh një kafene në Tiranë që ofron "Një kafe me gjyshin". Të demaskoi emisioni "BOOM" në Ora News.

Po hapësirat e lira, pse i bën pallate? Bëji parqe more Erion, se nuk kanë të gjithë makina të çojnë fëmijët nga liqeni apo në Shëngjergj.

Po trashëgimia ndërtimore e Tiranës, pse nuk mbrohet si kudo në Europë, po prishen e bëhen pallate? Se lejet i firmos ti, Erion!

Ndërkaq, Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë sapo ka kryer një anketim me të rinj nga gjithë vendi. Sipas anketimit, 51% e tyre janë të papunë! Shqipërinë e kanë lënë afro 150 mijë të rinj për shkak të papunësisë dhe mungesës së perspektivës. 35% e studentëve që ka mbaruar një cikël studimesh Bachelor, shprehin dëshirën për të ikur nga Shqipëria; ndërsa mbi 79% e të rinjve duan të ikin nga Shqipëria. Papunësia më e madhe është në radhët e të rinjve të diplomuar; ose 25% e të rinjve me arsim të lartë dhe të mesëm.

Ky është realiteti.

Të rinjtë duan punë, ti u thua me Kartën e Studentit blini me ulje bluzat e Noizy-t!

Ti që dikur si Mjaftist, shfaqeshe me supremaci morale se ishe më i mirë se politika, u bëre pjesë e saj.

Ti që ishe kryetari i partisë G-99, sot kërkon mandat për një tjetër parti.