‘U dhunua në çdo element…’/ Reagime të shumta nga personalitete publike pas dhunës së Çupit ndaj Dumës

Pas debateve të forta që Grida Duma zhvilloi mbrëmjen e shkuar me Frrok Çupin, personalitete të shumta nga shoqëria civile dhe media, kanë reaguar në mbrojtje të anëtares së kryesisë së Partisë Demokratike.

Pedagogia Majlinda Keta tha se Duma “u dhunua në çdo element të komunikimit publik”, duke shtuar se “përtej emrit, është fenomeni”.

Ndërsa pedagogu dhe gazetari Erion Kristo, shkruan se i pëlqen fakti “që disa shkolla po ngrihen” në debatin publik.

Shkrimtarja Flutura Açka përdor një shprehje gjermane për ata burra që “në vend të trurit kanë kloset”, shoqëruar me një foto shpjeguese.

Ndërsa gazetari Fitim Zekthi thotë se zyra e propagandës së qeverisë për të mbuluar dështimet, çon në studio televizive “njerëz pa moral dhe të papërgjegjshëm”.

Ndërsa aktori Julian Deda thotë se propaganda komuniste ka si moto “denigrimin dhe përbaltjen e personalitetit të njeriut”.