EMRI/ Shqiptari ekzekutohet në mënyrë mafioze në Brazil

Një tjetër shqiptar është ekzekutuar në Amerikën Latine.

Shqiptari 47-vjeçar u ekzekutua ndërsa ishte ulur në restorant, në një rajon qendror të San Paolos.

Viktima mësohet se është Ilir Zelka.

Ai qëndronte në hotel që prej 20 nëntorit, ndërsa u ekzekutua në mënyrë mafioze mëngjesin e datës 1 dhjetor.