Etrit Berisha shtrohet në spital, me koronavirus që nga 27 nëntori

Bota e futbollit është e shqetësuar për kushtet e portierit të Spal-it, Etrit Berisha.

Portieri shqiptar, në fakt, siç komunikoi klubi emilian, u shtrua në spital për mbikqyrje më të rreptë mjekësore, pas përkeqësimit të gjendjes së tij klinike.

Siç raportohet, “Gardiani” i kombëtares shqiptare ka qenë pozitiv me Koronavirusin që nga 27 nëntori dhe me sa duket nuk është asimptomatik.

“SPAL komunikon se në vijim të pozitivitetit ndaj COVID-19 të konstatuar më 27 nëntor, portieri Etrit Berisha është shtruar në repartin e specializuar COVID-19 në spitalin e Komos për të bërë verifikimet klinike të rastit”, shkruhej në këtë komunikatë të klubit italian.

Në vijim pritet të ketë të tjera informacione mbi situatën e kapitenit kuqezi.