Detaje nga plagosja/ 'Leksi i Druve' udhëtoi 15 km deri te spitali

Policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me atentatin e dështuar ndaj 42-vjeçarit, Aleksandër Doda, i njohur si “Leksi i Druve”.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur për “Panorama.al” se pritet edhe dëshmia e të plagosurit, e cila mund të jetë kyçe në zbardhjen e ngjarjes.

Mësohet se Aleksandër Deda gjate udhëtimit me makinën e tij është përballur me një breshëri plumbash që vinin nga një automjet tip Audi. Pas të shtënave ai mori plagë në gjoks dhe menjëherë ka shkuar në Spitalin e Lezhës, por gjatë udhëtimit ai është ndjekur nga një tjetër mjet. Ndërkohë Deda i ka bërë telefonata disa të afërmve, të tij duke iu treguar se çfarë i kishte ndodhur.

I plagosur, ai ka mundur te përshkojë distancën afro 15 km deri afër spitalit, kohe ku edhe ka humbur sasi të madhe gjaku.

Pas mjekimit që ka marrë nga bluzat e bardha të Lezhës, ai është dërguar menjëherë për në spitalin e Traumës ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.