Rama deliron: Shqiptarët nuk më kuptojnë, mezi po i edukoj

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë delirante për gazetaren e shoubizit në revistën Forbes, versioni francez.

Edhe në këtë intervistë, ai nuk mbajti asnjë përgjegjësi për veten.

Fillimisht sulmoi Bashkimin Europian, ndërkohë që ka thyer rekordin e zi duke ngecur në klasën e integrimit për dy mandate.

Më pas ua hodhi fajin shqiptarëve. Ai u ankua se shqiptarët nuk po e kuptojnë, edhe pse është i durueshëm me ta.

Rama shkoi shumë larg kur tha se po përpiqet që t’i edukojë ata. Në intervistën e tij, ai foli edhe për ‘vetminë e liderit’, duke sugjeruar madje se nuk e kuptojnë as bashkëpunëtorët e tij.

“Si kryeministër, jam më i ekspozuar ndaj jopopullaritetit për shkak se duhet të bëj reforma strukturore në nivel kombëtar. Duhet të jesh shumë edukues dhe i durueshëm teksa shpjegon meritat e veprimeve të tua. Në fund duhet të huazoj një shprehje nga presidenti Miterrand, që foli me të drejtë për ‘vetminë e liderit’. Ishte e vërtetë dje, është e vërtetë edhe sot,” tha Rama.