", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/December/02/auto_New_Project_-_2020-12-02T074637.4541606891403.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

Festoi ditëlindjen, Agron Llakaj i bën dedikimin romantik bashkëshortes

Disa javë më parë aktori shumë i dashur për publikun, Agron Llakaj njoftoi se ai dhe bashkëshortja e tij Kostandina fituan betejën me Covid-19.

Llakaj tregoi se ata e kanë kaluar lehtë këtë infeksion, me ndihmën e mjekëve dhe vajzës së tyre Alkidës.

Ditën e djeshme bashkëshortja e aktorit, feston ditëlindjen dhe Llakaj vendosi ta urojë publikisht me një dedikim romantik e me një foto ku çifti shihet me nipërit dhe mbesën e tyre.

“E si mund të fillojë Dhjetori ndryshe?! Në ditëlindjen tënde shumë urime zemre, e dashur Kostandina ! Për buqetë zgjodha këtë foto ,kanë gjithë freskinë dhe bukurinë e luleve me aromë biri, Adea, Teos dhe Brus. Gëzofsh dhe për 100! Nuk festojmë dot siç do dëshironim, por do pimë dolli zemre e dashurie, le të dehemi! Gëzuar Kostandina 60-vjetorin”, shkruan Llakaj.

View this post on Instagram

A post shared by Agron Llakaj (@agronllakajofficial)