‘Rasti Becchetti’/ Buxhuku: Dyshoj se shteti ka bashkëpunuar me të që të fitojë gjyqin

Kreu i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku, u shpreh se në rastin e Becchettit ka frikë se shumë instanca të shteti kanë vepruar me qëllim që të sigurojnë prova që Becchetti t’i kishte për në gjyq.

I ftuar në Tempora, Buxhuku u shpreh se:

‘Shumë kontrata të lidhura janë të destinuara që të për t’u humbura. Varianti më i mirë është që shteti të jetë i paaftë dhe të ketë firmosur. Varianti më normal është që në momentin e parë janë parashikuar se si do të shkojnë gjërat dhe janë marrë edhe masat. Në rastin e Becchettit kam frikë se shumë instanca të shteti kanë vepruar me qëllim që të sigurojnë prova që Becchetti t’i kishte për në gjyq. Ky është një variant i bashkëpunëtorit’, tha Buxhuku.