‘Komplot për vrasjen e kryetarit të Stambollit’/ Njoftimi alarmues i ISIS për Ministrinë e Brendshme turke

Ditën e sotme, kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglou, i shpëtoi një atentati nga anëtarët e ISIS, njoftuan mediat turke.

Gazeta turke ‘Sozcu’ në artikullin e saj të titulluar “Raport mbi vrasjen e Imamoglu”, deklaron se 10 ditë më parë Ministria e Brendshme e vendit informoi rojën e kryetarit të Stambollit për një përpjekje atentati të mundshëm kundër tij.

Sipas këtij informacioni, anëtarët e ISIS që janë në Turqi po planifikonin vrasjen e kryetarit të Stambollit.

Që nga ajo kohë, janë marrë masa shtesë për sigurinë e kryetarit, ndërsa Ministria e Brendshme konfirmoi informacionin në lidhje me sulmin e planifikuar.

Sidoqoftë, nuk ka asnjë informacion mbi arrestimin e autorëve.