Haaland 'nxjerr jashtë loje' Kilyan Mbappen

Prej disa kohësh mediat spanjolle, kanë folur për një transferim të futbollisti të PSG-së, Kilyan Mbappe te Real Madrid.

Mirëpo, duket se gjërat tashmë kanë ndryshuar. Sipas asaj që raporton “El Mundo”, drejtuesit e klubi madrilen nuk po e kërkojnë më me ngulm transferimin e 21 vjeçarit francez.

Paraqitjet e shëklqyera të, Erling Haaland me fanellën e Borussia Dortmund kanë vënë drejtuesit e Realit në dilemë.

Sipas medias spanjolle këta të fundit janë të interesuar më shumë për transferimin  e sulmuesit norvegjez që shihet si ideali për majën e sulmit.

Haaland gjithashtu duket më i arritshëm nga ana ekonomike. Një e dhënë që duhet të merret parasysh pasi kriza shëndetësore ka goditur rëndë arkat e klubeve.