Protestoi ndaj arbitrit, Gjykata Sportive dënon Alvaro Morata-n

“Ajo ishte një penallti e turpshme”. Këto fjalë drejtuar arbitrit të ndeshjes Juventus – Benevento, i kushtuan shtrenjtë, Alvaro Moratas.

Pasi u ndëshkua me karton të kuq, tashmë sulmuesi spanjoll është pezulluar për dy ndeshje nga Gjykata Sportive në Serie-A.

Morata humb kështu derbin ndaj Torinos, në plan për këtë fundjavë, por edhe transfertën ndaj Genoas fundjavën e ardhshme, dy ndeshje mjaft të rëndësishme këto për Juventusin, që nuk e ka nisur aspak mirë kampionatin.