LISTA/ Spotify zbulon artistët më të dëgjuara të vitit 2020, mes tyre dhe Dua Lipa

Drake, Bad Bunny, Dua Lipa dhe The Weeknd janë artistët më të dëgjuar të 2020, në Spotify. Drake është artisti më i njohur në Britani, duke zënë vendin e parë.

“Blinding Lights” e The Weeknd është një nga këngët më të dëgjuara në Britani.

Ndërsa “Divinely Uninspired To A Hellish Extent” i Lewis Capaldi kryesonte në listën e albumeve.

Dhe Bad Bunny është artisti më i madh globalisht, duke grumbulluar 8.3 miliardë dëgjime.

Albumi i dytë i yllit nga Porto Rikan, YHLQMDLG shënoi 3.3 miliardë dëgjime. “Fine Line” i Harry Styles dhe “future nostalgia” e Dua Lipa zunë përkatësisht vendin e katërt dhe të pestë.

Spotify tha se zhanri më i popullarizuar i vitit 2020 ishte muzika pop, duke pasqyruar një rritje të muzikës gjatë pandemisë.